TIRANË, 27 korrik/ ATSH/ “Partizani” njofton se ndeshja e kthimit me “Atletic Escaldes” do të luhet në “Air Albania”.

Ndeshja e vlefshme për turin e dytë paraeliminator në “Conference League” do të luhet me datën 1 gusht, ora 20:45. Të kuqtë në këtë sfidë vijnë pas fitores 1-0 në transfertë me skuadrën nga Andorra.

Edhe pse duket një ndeshje e lehtë në letër, demat e kuq kërkojnë mbështetjen e tifozëve në shkallët e stadiumit.

/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.