Coufal dhe dy lojtarë të tjerë përjashtohen nga tubimi i Republikës Çeke, dolën në klub nate

11 months ago 21

Ylli i West Ham, Vladimir Coufal, është dërguar në shtëpi pasi thuhet se ka vizituar një klub nate ndërsa ishte në detyrë me Kombëtaren Çeke.

Coufal dhe shokët e tij të skuadrës në Republikën Çeke, Jakub Brabec dhe Jan Kuchta u dërguan në shtëpi të dielën.

Gazeta çeke iSport raportoi se treshja vizitoi një klub nate në Olomouc të shtunën mbrëma së bashku me drejtuesin, Tomas Neumann.  Federata Çeke tha se lojtarët thyen rregullat e ekipit kombëtar.

Incidenti ndodhi një ditë pasi Republika Çeke barazoi 1-1 me Poloninë në Varshavë.

Rezultati do të thotë se çekëve u duhet vetëm të shmangin humbjen nga Moldavia në Olomouc të hënën për t’u kualifikuar në Euro 2024.

Treshja thuhet se po festonte me lojtarë të ligës vendase, sezoni i të cilëve kishte përfunduar të shtunën.

Tři hráči národního týmu zásadním způsobem v sobotu v noci porušili interní pravidla reprezentace. Jakub Brabec, Vladimír Coufal a Jan Kuchta s okamžitou platností z rozhodnutí vedení reprezentace opustili sraz národního týmu. pic.twitter.com/LKbwGkBnL0

— Česká fotbalová reprezentace (@ceskarepre_cz) November 19, 2023

Në një deklaratë të publikuar nga FA çeke thuhej: “Tre lojtarë kanë shkelur rrënjësisht rregullat e brendshme të kombëtares të shtunën mbrëma. Jakub Brabec, Vladimir Coufal dhe Jan Kuchta janë larguar nga tubimi i kombëtares me efekt të menjëhershëm me vendim të drejtuesve”. /Telegrafi/ 

Read Entire Article