Cristian Shpendi shkëlqen sërish

7 months ago 7
Reklamë
13:59 10/02/2024

20-vjeçari kuqezi shënon golin e 15, Cesena më pranë ngjitjes në Serie B

Çesena (Cesena) hodhi një hap të madh drejt ngjitjes në Serie B dhe kjo falë Kristian Shpendi. Sulmuesi shqiptare ishte sërish protagonist për skuadrën bardhezi, duke shënuar një prej golave në fitoren 2-0 në transfertën e Rimini.

Shpendi realizoi golin e dytë për skuadrën e tij në fundin e pjesës së parë. I 15 sezonal për të në kampionat për 20-vjeçarin i cili ishte në vendin dhe momentin e duhur, duke dërguar në rrjetë asistin e shokut të skuadrës.

Forma e Shpendit e ndihmon Çesenën për të konsoliduar pozitat në krye të renditjes. Performanca e sulmuesit ka ngjallur interes edhe nga skuadra të Serie A dhe asaj B gjatë merkatos së janarit, por në fund drejtuesit besuan tek cilësitë e tij. Shpendi është një lojtar kyç për kombëtaren shpresa, pasi e ka veshur 7 herë fanellën e U-21, duke shënuar 1 gol.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article