Cristiano Ronaldo fiton “Arab Cup”

1 year ago 25
Reklamë
17:02 13/08/2023

Portugezi triumfon në Champions League të vendeve arabe

Cristiano Ronaldo fitoi trofeun e parë me Al Nassr dhe të 35-të në karrierën e tij. Suksesi në “Arab Cup”, Champions League-n e vendeve arabe u arrit pas triumfit 2-1 në finale me Al-Hilal. Një fitore me përmbysje që erdhi pikërisht nga Ronaldo. Pas golit të Michael në minutën e 51’ portugezi realizoi në të 74’ duke e çuar përballjen në shtesë.

Cristiano Ronaldo shënoi të dytin në minutën 98’që vendosi edhe takimin. Ronaldo nuk e mbylli sfidën, por u largua për shkak të një lëndimi në gju. Ai u shpall edhe shënuesi i aktivitetit me 6 gola, por lojtari më i mirë ishte Sergej Milikovic-Savic, një vendim që e mërziti Cristiano Ronaldo.

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article