Daku dhe Muja, 2 emra të rinj në Kombëtare

1 year ago 21
19:35 29/08/2023

Pëlqehen nga Silvinjo, mund të jenë në listë

Dy futbollistë të rinj mund të bëhen pjesë e kombëtares duke nisur nga grumbullimi i radhës për ndeshjen me Çekinë. Sulmuesi Arbnor Muja, i Anverses në Belgjikë dhe Mirlind Daku i Rubin Kazan gjurmohen prej kohësh nga stafi i Federatës së Futbollit. Ata janë pëlqyer nga trajneri Sylvinho i cili ka kërkuar ti ketë në skuadër. Tv Klan ka mësuar se ftesa për ta është dërguar në klubet përkatëse dhe dëshira është që ata të jenë pjesë e grupit, që për ndeshjet e Shtatorit. Gjithsesi ende nuk është e qartë nëse do të jenë të pranishëm, pasi ata më parë janë thirrur për të përfaqësuar Kosovën me ekipin u-21 dhe kombëtaren A, por nuk janë aktivizuar.

Para fundit të kësaj jave, pritet që trajneri i Kombëtares Shqiptare të bëjë publike listën e futbollistëve me të cilët do të punojë për dy ndeshjet më të rëndësishme të kualifikueseve të Euro 2024, me Çekinë dhe Poloninë.

Tv Klan

Të ngjashme

Read Entire Article