Dalin pamjet, Mazzarri mbeti i vetëm në Romë pasi autobusi i skuadrës kishte shkuar pa të

10 months ago 27

E çuditshme, por e vërtet,trajnerit të Napolit, Walter Mazzarri, iu desh të kthehej me taksi nga kryeqyteti i Romës, pas humbjes 2-0.

Tekniku italian ka mbetur i vetëm në Olimpico, pasi autobusi me futbollistët dhe pjesën tjetër të stafit janë nisur për në Napoli pa e pritur Mazzarrin.

Arsyeja është e thjeshtë, trajneri italian është vonuar shumë në intervistat e dhëna pas ndeshjes me Romën dhe autobusi nuk e ka pritur.

pic.twitter.com/x4B37OsOfH

— OcwSport.com (@ocwsport) December 24, 2023

Sipas La Repubblica, tekniku italian nuk u largua me autobus me ekipin dhe u detyrua të përdorte një udhëtim prej dy orësh me taksi për t’u kthyer në Napoli.

Një mbrëmje  vërtetë e keqe për trajnerin e kampionëve në fuqi të Serisë A, i cili u afrua një muaj më parë nga De Laurentiis dhe në tetë ndeshje ka arritur vetëm tre fitore.

👀 MOMENTO INSÓLITO EN LA SERIE A 🇮🇹

El autobús del Napoli abandona a Walter Mazzarri en Roma y regresa … ¡En taxi!https://t.co/JryhmnyMZ6

— ClaroSports Colombia (@ClaroSportsCo) December 24, 2023

Mazzarri me valixhet e tij, priti ardhjen e një taksie që e ktheu në Napoli nga Roma plot 226 kilometra.

Dhe mbërritja ishte në agim. Ky moment epik nuk iu shpëtoi as kamerave dhe tekniku italian është bërë viral duke ecur i vetëm rrugëve. /Telegrafi/

Read Entire Article