“Dalja nga Lista Gri rrit besueshmërinë e vendit”, Rama: Borxhi u ul me 15%, projeksionet janë të që zbresë nën 60%

11 months ago 11
17:06 03/11/2023

Kryeministri Edi Rama ishte në Fier këtë të premte ku u zhvillua asambleja e zgjeruar e PS-së. Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë u ndal edhe tek borxhi i vendit që sipas Ramës pasi u ul me 15% këtë vit parashikohet që të ulet nën 60% vitin e ardhshëm.

“Borxhi ynë shkoi deri në 75%. Sot që flasim me buxhetin e vitit 2024 ne jemi pothuajse në 60%. Kemi një ulje me 15% të borxhit. Projeksioni ynë është që vitin e ardhshëm nëse largqoftë nuk do ndodhë ndonjë gjë tjetër ne do të zbresim nën 60%”, u shpreh Rama.


Një koment, Rama e pati edhe për daljen e Shqipërisë nga Lista Gri e Task-Forcës së Veprimit Financiar. Ai u shpreh se kjo arritje do të rrisë besueshmërinë e vendit tonë.

“Para pak ditësh Shqipëria doli nga Lista Gri e Task forcës së Veprimit financiar. Doli nga lista gri me vlerësime të larta për gjithë punën e bërë. Lista gri është një listë ku futen vende që kanë problematika me qarkullimin e parasë, me pastrimin e parasë dhe kështu me radhë, por është një proces. Doli Shqipëria nga lista gri, u fut në listë Kroacia dhe Bullgaria. Nuk është fundi i botës të hysh në listën gri, por është shumë më mirë të mos jesh në listën gri sepse forcon shumë reputacionin e vendit, rrit shumë besueshmërinë dhe njëkohësisht patjetër lehtëson shumë qarkullimin e parasë. Këtu flasim për një vend që ka shumë ndërlidhje për shkak të shumë shqiptarëve që janë në emigracion dhe që dërgojnë para, që investojnë në Shqipëri, por edhe për shkak të kërkesës në rritje të investitorëve të huaj”, u shpreh Rama.

Sipas Ramës ekonomia sot është më mirë se dje, por duhet të jetë akoma më mirë. Ai theksoi se vitin e ardhshëm paga mesatare do të shkojë në 900 Euro.

“Vitin e ardhshëm ne do ta çojmë pagën mesatare 900 Euro. Mos harrojmë një gjë tjetër që sot një ndër faktet më kokëforta për progresin për të cilin po flas është kokëfortësia e lekut”, tha Rama./tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article