Dallku thotë se kontrolluan lojën ndaj Prishtinës: Pozitive që po vazhdon seria pozitive e Dukagjinit

11 months ago 11
Reklamë

Trajneri i Dukagjinit, Armend Dallku, ka folur pas ndeshjes me Prishtinën e cila u mbyll me rezultat të barabartë 2-2.

Ai ka thënë se e kanë kontrolluar ndeshjen ndaj Prishtinës, ndërsa shtoi se në fund edhe kanë mundur të pësojnë.

“Nëse e marrim momentin e fundit në ndeshje, kemi mundur edhe të humbim. Por në përgjithësi, në gjithë ndeshjen kishim raste dhe kontroll të lojës. Po flasim shumë, po punojmë e po kërkojmë të jemi më të vetëdijshëm nga lojtarët që kanë bagazh, por në futboll, këto gjëra ndodhin”.

“Djemtë nuk u zhgënjyen dhe luajtën deri në fund të ndeshjes. Victor Hugo është lojtar polivalent, edhe si portier mund të paraqitet mirë. Me afrimin e Bujar Shabanit, Hugo ka luajtur në krahun e djathtë, ku ne kemi nevojë. Hugo ka luajtur në këto sezonet e fundit, aty ku po luan Shabani”.

“Ka edhe djem të rinj që po e presin rastin. Morëm pikë, po e vazhdojmë serinë e pikëve. Kemi përmirësim, por pësimi i golave është problematik. Megjithatë, në fazën ofensive ka përmirësim”, është thënën Dallku për “ArtMotion”.

Kjo është ndeshja e katërt e Prishtinës pa fitore, ndërsa Dukagjini është në seri prej pesë ndeshje pa humbje, por në këtë proces ka vetëm një fitore.

Prishtina pas këtij barazimi mbetet e katërta me 12 pikë, ndërsa Dukagjini është i shtati me 7 pikë. /Telegrafi/

Read Entire Article