Dani Alves ka folur për herë të parë pas lirimit nga burgu

6 months ago 11

Dani Alves ka folur për herë të parë pasi u lirua nga burgu pasi pagoi 1 milion euro në një gjykatë të Barcelonës.  

Alves u dënua me katër vjet e gjysmë burgim për sulm seksual ndaj një vajze në tualetin e një klubi nate në Barcelonë, por pagoi dhe u lirua pasi kreu një të tretën e dënimit me burgim më 25 mars.

Gjykata e ka urdhëruar të paraqitet çdo të premte para një stacioni policor.

Alves ka folur vetëm për paraqitjen që e ka çdo të premte në gjykatë, por ka shfrytëzuar rastin për të theksuar se është person që përshtatet.

“Loja që po luaj tani është në gjykatë. Çdo të premte shkoj në gjykatë dhe kaq. As unë nuk kam çfarë të bëj tjetër, shkoj në gjykatë dhe nuk e kam idenë se sa do të zgjasë”.

“Por kudo që shkova, mbijetova. Po përshtatem sepse për mua nuk është vendi që e bën njeriun, por njeriu që e bën vendin”, ka thënë Alves për “El Periodico de Cataluyna”.

Ish-futbollisti brazilian doli sot për herë të dytë para gjykatës në Barcelonë. /Telegrafi/

Read Entire Article