Champions League/ Sahin: Duhet të jemi të guximshëm përballë Realit

3 hours ago 21

Trajneri i Dortmund, Nuri Sahin në konferencë për shtyp kërkoi nga skuadra që të jetë e bashkuar në sfidën ndaj Real Madrid në Champions League.

Ndeshja në “Bernabeu” sipas teknikut turko-gjerman do të jetë e një vështirësi të lartë dhe vetëm kompaktësia e grupit mund të arrijë rezultatin pozitiv ndaj Los Blancos.

“Ne mund të arrijmë objektivin vetëm si kolektiv kundër këtij ekipi të Real Madridit. Djemtë e dinë se çfarë na pret nesër. Ne duam të jemi të guximshëm dhe të përfitojmë sa më shumë nga dy ndeshjet e fundit të Champions League.”

Për mënyrën se si të përballemi me Realin: “Ne duam të përballemi me Real Madridin duke luajtur futbollin tonë. E nisëm mirë rrugëtimin dhe duam të vazhdojmë” – tha Sahin.

Read Entire Article