Ish-golashënuesi i Superiores, shënon përballë skuadrës së Ajetit

3 hours ago 20

Ali Sowe është bërë protagonist me Rizespor në ndeshjen që këto të fundit fituan 0-1 përballë Bodrumspor. Ish-sulmuesi i Skënderbeut gjeti golin në minutën e 83-të, ndërsa sfida luhej për javën e nëntë të Superligës turke.

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti, luante ndërkohë për kundërshtarët e Bodrumspor. Ajeti e mbylli sfidën me një karton të verdhë, që e mori në minutën e 58-të.

Kujtojmë se Ali Sowe është shpallur në një edicion golashënuesi më i mirë i Superiores. Janë korçarët që kanë kujtimet më të bukura nga 30-vjeçari, pasi në sezonin 2017/18 fitonin titullin e fundit kampion që mbajnë mend në elitën e futbollit shqiptar.

21 gola numëronte Ali Sowe në fundin e kampionatit. Skënderbeu nuk zotëronte kartonin e tij, por e kishte në huazim nga Chievo Verona. Aventura në Korçë shërbeu për t’u ngjitur më pas në karrierën e tij.

Read Entire Article