Darwin Nunez shënon në frymën e fundit, Liverpooli merr tri pikë që mund t’ia sjellin titullin

7 months ago 7

Liverpooli ka arritur të marr tri pikë të mëdha ndaj Nottingham si msyafir, me një gol në kohën shtesë në kuadër të xhiros së 27-të të Ligës Premier.  

Rastin e parë në ndeshje e kishin vendasit, kur Anthony Elanga gjuajti bukur drejt portës, por Caoimhin Kelleher ishte në vend.

Liverpooli provoi në këtë pjesë lojë me Luis Diaz, por që gjuajtja e tij që po shkonte në rrjetë u ndal nga mbrojtja vendase.

Goalless at half-time.#NFOLIV pic.twitter.com/hzghptutIE

— Liverpool FC (@LFC) March 2, 2024

Edhe në fillimin e pjesës së dytë, Liverpooli kishte shumë rast të mirë me Andrew Robertson, i cili ishte në situatë perfektë, por sërish mbrojtja largoi topin nga vija.

Në anën tjetër Nottingham provoi me Anthony Elangan sërish, por që ky i fundit nuk ishte i saktë.

Në minutat e fundit, Liverpooli u lëshua në sulm me të gjitha forcat, duke krijuar shumë para portës së Nottingham, por që nuk arriti të shënonte.

Kur kronometri tregonte minutën e tetë shtesë, Darwin Nunez doli në skenë dhe me një goditje me kokë shënoi për 1-0.

Me këtë fitore Liverpooli mbetet lider me 63 pikë, ndërsa Man City ka 59 pikë si i dyti . /Telegrafi/

Read Entire Article