Datë e re për duelin Fury-Usyk

7 months ago 23
Reklamë
17:41 04/02/2024

Kampionët e peshave të rënda do të ndeshen më 18 Maj, përballja u shty pas dëmtimit të britanikut

Një datë e re për përballjen e peshave të rënda Tyson Fury-Oleksandr Usyk është konfirmuar.

Dueli i shumëpritur ishte caktuar që të zhvillohej më 17 shkurt në Arabinë Saudite, por u anulua pasi Fury pësoi një çarje të rëndë gjatë një seance stërvitore në sy.

Fury, 35 vjeç, pranoi në reagimin e tij se ky dëmtim e kishte shkatërruar dhe i erdhi keq që ndeshja u anulua, pasi ai ndihej në formë të shkëlqyer. Kur po stërvitej në ring, mori një goditje nga kundërshtari, e sipas mjekëve plaga ka nevojë për kohë që të mund të mbyllet.

Organizatorët kanë vendosur që dueli midis Fury dhe Usyuk të mbahet më 18 Maj, tre muaj nga data fillestare. Britaniku kishte kërkuar që të ndeshej pavarësisht dëmtimit, por skuadra e tij nuk e lejoi. Ai rrezikon që të gjobitet nga promotorët me 10 mln Dollarë.

Fury dhe urkainasi kishin rënë dakord që të përballeshin më 23 Dhjetor, por i pari vendosi ta shtynte pas formës jo të mirë të treguar në duelin kundër ish-kampionit të UFC Fransis Nganu në tetorin e shkuar.

Sipas skuadrës së britanikut, plaga e marrë ka nevojë për tri muaj të shërohet, e kjo do të bëjë që Fury të ketë vetëm 17 ditë kohë për t’u stërvitur mirë.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article