MADRID, 27 korrik /ATSH-AA/ – Ish-mesfushori i Manchester Cityt dhe fituesi i Kupës së Botës FIFA 2010 me Spanjën, David Silva, i dha fund karrierës si futbollist sot në moshën 37-vjeçare.

“Sot është një ditë e trishtuar për mua. Sot është koha t’i them lamtumirë asaj që i kam kushtuar gjithë jetën. Sot është koha t’i them lamtumirë kolegëve të mi që janë si familje për mua. Do të më mungoni shumë”, ka shkruar Silva në Twitter.

Klubi spanjoll Real Sociedad konfirmoi më 20 korrik se Silva ka pësuar një dëmtim të ligamentit të kryqëzuar anterior (ACL) në gjurin e tij të majtë para sezonit.

Silva ishte lojtar i rregullt i Manchester Cityt në periudhën 2010-2020 para se të transferohej te Real Sociedadi.

Ai fitoi katër tituj të Premierligës angleze, dy Kupa FA dhe pesë Kupa të Ligës angleze me klubin.

Mesfushori sulmues ka fituar dy Kupa të Spanjës, me Valencian dhe Real Sociedadin.

Silva ka shënuar 121 gola dhe 194 asistime në 744 paraqitje në klube.

Ai ndihmoi Spanjën të fitonte Kupën e Botës 2010 dhe dy tituj evropianë – EURO 2008 dhe 2012.

Silva ka shënuar 35 gola në 125 paraqitje ndërkombëtare për kombëtaren spanjolle.  /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.