De Gea i rikthehet futbollit pas 1 viti, gati firma me ekipin italian

1 month ago 6
Reklamë

David De Gea do të firmosë për Fiorentinën dhe rikthehet në fushën e blertë pas 13 muajsh.

Formalitetet duket se kanë mbetur që portieri spanjoll të bëhet lojtar i italianëve. Marrëveshja mes dy palëve parashikon një kontratë 1+1 vjeçare, ku ish-portieri i Manchester United dhe Atletico Madrid pritet në Firence rreth mesditës, siç raporton Fabrizio Romano.

E rëndësishme është që ai t’i kalojë me sukses testet mjekësore, pasi është një futbollist joaktiv prej kohësh dhe nëse nuk ndodh diçka e papritur atëherë do të bëhet lojtar i finalistëve të Ligës së Konferencës. /vizionplus.tv

Read Entire Article