Debat me tone të larta, Graciano – Julit: Nuk dua të jem shqiptar që rrah gratë

8 months ago 24

 Nuk dua të jem shqiptar që rrah gratë

Graciano Tagani dhe Jul Deda janë përfshirë në një debat të ashpër gjatë ditës së sotme (e mërkurë).

Ata prej disa ditësh i kanë lëshuar fjalë njëri-tjetrit, e herë pas here duke kaluar edhe në ofendime.

“Je danez apo shqiptar”, iu drejtua aktori i njohur, prezantuesit.

“Jam shqiptar, por jo ai shqiptari që ka rrahur gratë nuk dua të jem unë”, u përgjigj valltari.

Kjo më pas bëri që të reagonte edhe më ashpër Juli, me fjalët: “Artist shqiptar dhe djalë pis, je fundërrinë. Je një pusetë e kësaj shoqërie”.

Graciano që nga hyrja në shtëpinë e famshme ka pasur disa probleme me banorët e tjerë.

I njëjti këto ditë pati një përplasje të madhe edhe me aktorin Romeo Veshaj. /Telegrafi/

Read Entire Article