Debat në grupin e PD për bilbilat/ “Rithemelimi” diskuton skenarët për mosbindjen, anashkalon Bashën për Zgjedhoren

9 months ago 26

Prej vjeshtës së shkuar, Sali Berisha dhe Gazment Bardhi kanë bashkuar jo vetëm numrat, por edhe forcat kundër shumicës socialiste, e cila vijon t’i injorojë kërkesat e grupit kuvendor demokrat.

Mosbindja civile do të shfaqet edhe këtë të enjte në parlament, por 24 orë para zbatimit të skenarit bllokues në seance plenare, mes demokratëve pati zëra ndryshe. I pari ishte Agron Gjekmarkaj i cili kërkoi në mbledhjen e grupit ndryshim kursi, radikalizim ose kthim në normalitet.

“Jemi 4 muaj  në këtë aksion. Duhet  të bëjmë kujdes për këtë sjellje. Nëse kemi qenë entuziastë, do duhet të kemi kujdes të mos na kthehet e kundërta. Mendoj se do duhet të marrim një vendim. Kështu nuk vazhdohet. Ose ta radikalizojmë ose ta kthejmë në normalitet duke i qëndruar kauzës tonë. Jemi para padrejtësive, por ne do duhet të flasim për to. Mendoj se duhet të kapërcejmë këtë situatë dhe ta marrim një vendim çfarë do bëjmë”.

Idenë e Gjekmarkajt e mbështeti edhe Xhelal Mziu, i cili propozoi që të gjenden rrugëdaljet nga kjo situatë dhe që deputetët të rikthehen në terren.

Por, për deputetet që ndjekin linjën e Sali Berishës, mosbindja duhet të vijojë për sa kohë socialistët nuk pranojnë kërkesat e opozitës.

“Mosbindja vijon”, theksoi Flamur Noka.

Reforma Zgjedhore do të jetë kryefjalë e aksionit opozitar për sa kohë grupit kuvendor demokrat nuk merr atë që kërkon; uljen ne karrigen e reformës zgjedhore të Oerd Bylykbashit si bashkëkryetar.

“Në zbatim dhe të kërkesave të OSBE, kemi vendosur të ridërgojmë kërkesën për përbërjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore”, tha Gazment Bardhi.

Formula e përbërjes, për të cilin flet Gazment Bardhit nuk parashikon Enkelejd Alibeajn në bashkëdrejtim. Edhe pse nuk negocion kryesimin e reformës, Gazment Bardhi është gati t’i bëjë një lëshim Lulzim Bashës. T’i japë një vend anëtari te thjesht në komisionin e posaçëm.

Propozimi i Bardhit mori mbështetjen edhe të deputetit  Ferdinand Xhaferraj, ndërkohë aleati Agron Duka kërkoi unifikim të qëndrimeve.

Top Channel

Read Entire Article