“E kam kliente në sallon”, grimieri zbulon trajtimet e bukurisë të Monika Kryemadhit

2 hours ago 13

Një tjetër personazh i politikës që Olti Shulla duhet të komentonte në “Shije Shtëpie” në Tv Klan sa i përket veshjes dhe stilit ishte Monika Kryemadhi. Për deputeten Kryemadhi ai tha se ka pësuar ndryshime të dukshme që e kanë përmirësuar pamjen e saj. Madje grimieri zbuloi disa nga trajtimet që ajo kryen në sallonin e tij pasi është kliente.

Olti Shulla: Monika është goxha e përmirësuar, flokët e shkurtra i shkojnë shumë, madje Monikën e kam edhe kliente në sallonin tim sepse znj. Kryemadhi vjen herë pas here bën trajtime, solar, etj dhe unë e shoh edhe nga afër dhe ajo ka ndryshuar shumë, është përmirësuar shumë dhe me kalimin e viteve. Por ndoshta ka edhe një gjë tjetër që brezat e këtyre viteve nuk kanë qenë kaq shumë të mirëmbajtur dhe të kuruar atëherë dhe kur ne i shohim sot na duken transformime të mëdha. Patjetër që deputetet tona kanë filluar pa diskutim që të pickohen nga pak mund ta quajmë ne duke bërë pak Botox, mirëmbajtje etj. Është mirë mendoj unë, ka ndryshuar shumë dhe është shumë e dukshme.

Katerina Trungu: Flokët e shkurtra janë ato që i shkojnë.

Olti Shulla: Flokët e shkurtra janë ato që i shkojnë. Edhe me veshjen ka filluar të jetë pak si më kukull, vishet bukur, vishet këndshëm, ndoshta në një trup elegant rrobat fillojnë e të shkojnë më tepër.

Nota që grimieri i vendosi Monika Kryemadhit ishte 9.

Read Entire Article