Debate në Kuvend/ Shkak Ahmetaj, kanabisi mjekësor dhe studentët e Mjekësisë

1 year ago 29
Reklamë

E fundit seancë plenare e parlamentit për këtë sesion parlamentar u përfshi nga kaosi. 

Deputetët e opozitës e dominuan seancën me bllokime të foltores duke ngulmuar në një interpelancë më kryeministrin për çështjen Ahmetaj.

Bardhi: Ka dy ministra në burg po bëhen gati dhe dy ministra të tjerë t’i bëjnë shoqëri dhe Rama të vijë të japë llogari. E kuptoj frikën. Ka ca kohë që kërcënon nëse ngrihet ndonjë zë do ju çoj në zgjedhje të parakohshme por frika juaj e frika e Edi Ramës s’ mund të jetë e këtij parlamenti.

Sula: Inceneratorët janë skemë e pasur korruptive për të mbajtur pushtetin. Mentori ishte Arben Ahmetaj, sepse të mbash pushtetin të duhen para për të blerë votën e të varfërve. Nga 50 euro e çuat votën në 500 euro. Nëse inceratori i Elbasanit punon pas datës 14 maj jap dorëheqjen, punoi vetëm 2 javë për ti hedhur hi syve se u bënë mal plehrat e Elbasanit. Nuk punon inceneratori i Elbasanit. Të mos vijë kryeministri por të na thoni kush janë personat e tjerë që të vijnë e të japin shpjegime. Arben Ahmetaj u tregua i zgjuar e bëri gjënë më të meçme që iku. Ai është tmerri juaj dhe në gjumë. Do të vijë dita që do ju denoncojë një nga një. 

Balla: Zoti Sula mos e digj mandatin kot, ose shko digje nesër ku do digjen 90 ton në impiantin e mbetjeve në Elbasan. Ka qenë në punë. Vetëm mos na digjni Flamurin, se të tjerat na duhen. Mos e digj mandatin kot! Puno Dash mos bëj premtime, se ja ke marrë dorën kësaj që lëshoj mandatin lëshoj mandatin.

 Kjo kërkesë për interpelancë u votua dhe u rrëzua me votat e shumicës socialiste.

Sakaq deputetët mbështetës të Berishën nën udhëheqjen e ish mjekut Flamur Noka, udhëhoqën një tjetër kazus. Ata të studentëve të mjekësisë të cilët po protestonin jashtë kuvendit për projektligjin të cilin e kundërshtojnë.

Një grup tjetër deputetësh nga opozita kundërshtinë për projektligjin e kultivimit të kontrolluar të kanabisit për qëllime mjekësore e sollën përmes këtyre pankartave.

Top Channel

Read Entire Article