Debate në Parlament për Kosovën, Alibeaj kërkon interpelancë me Ramën

1 year ago 33
11:04 05/10/2023

Deputetë të opozitës kanë kërkuar në Parlament përse nuk është përfshirë në rend dite interpelanca me Kryeministri për çështjen e Kosovës, ku dy javë më parë u vra një efektiv i policisë në veri pas sulmit nga një grup i armatosur serb.

Deputeti Alibeaj kërkoi llogari nga kryeparlamentarja Lindita Nikolla përse nuk është përfshirë interpelanca me Ramën për Kosovën.

Deputeti Enkelejd Alibeaj: Kushtetuta, rregullorja, ligji e do që Kryeministri të ishte këtu në bazë të një kërkese që kemi bërë për interpelancë për të dhënë përgjigje për të gjitha ato çështje që në pozitën e Kryeministrit do duhet t’u shpjegojë shqiptarëve. Do duhet të njoftoje që në pikën e 2 të rendit të ditës ç’bëhet me interpelancën më Kryeministrin për cështjen e Kosovës. Sipas rregullores pika 1 do duhet të ishte kjo interpelancë. Ku e ke fshehur? Kryeministri të vijë e të tregojë gjithë qëndrimet. Sot është dita. Një shpjegim do duhet të na e bëhet ne, Parlamentit, shqiptarëve, por edhe shqiptarëve në Kosovë.

Kryeparlamentarja u përgjigj se në Konferencën e Kryetarëve u vendos që të gjitha çështjet për Kosovën do të diskutohen në një seancë të posaçme më 12 Tetor.

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla: Kërkesa juaj është kërkesë për interpelencë pa datë. Janë grupuar së bashku dhe do shqyrtohen në një seancë të dedikuar më 12 Tetor.

Edhe ministrja Elisa Spiropali deklaroi se të gjitha çështjet për Kosovën do të diskutohen në një seancë të dedikuar ku në fund Parlamenti do të dalë me një rezolutë në mbrojtje të Kosovës.

Ministrja Elisa Spiropali: Ramë dakord që kjo çështje që ka rëndësi kombëtare duhet nga ky kuvend të dalë një produkt i përbashkët dhe ramë dakord për një mocion me debat plot 6 orë ku do kemi mundësi të debatojmë këtu në Kuvend dhe të dalim me një rezolutë që mishëron vullnetin e Kuvendit të Shqipërisë për të mbështetur sovranitetin, integritetin territorial, sigurinë e Kosovës dhe të drejtën e saj për të qenë e lirë. Këtë ka bërë Shqipëria vijimësisht në politikën e saj shtetërore, qeveritare.

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article