DEBATI/ Naço: Ankoheni se ju bullizon kryetari, por lutemi që të…Xhaferraj: Mos ndërhy në punët e PD. Salianji: Lutuni te Rama, atë keni Zot!

11 months ago 35
Reklamë

Balkanweb app Get it on Google Play

Me debate është shoqëruar mbledhja e sotme në Komisionin për Sigurinë Kombëtare, ku nuk kanë munguar ironitë, por edhe kundërpërgjigjet mes maxhorancës dhe opozitës.

Pas kërkesës së Ferdinand Xhaferrajt që në komision të ishte i pranishëm, Rama, Peleshi, apo dhe kreu i SHISH, sa i takon çështjes së Kosovës, ndërhyri dhe kryetari i Komisionit, Nasip Naço.


Xhaferraj:
Zoti kryeministër ka folur në një të përditshme prestigjioze të huaj se veriu i Kosovës është tokë e askujt. Ka pasur një prononcim për Kosovën në një konferencë jashtë. Ai është kryeministri i Shqipërisë, por ne kemi detyrimin sepse përfaqësojmë qytetarët. Ftoj kryeministrin që të japë shpjegime për të gjitha këto. Duhet të thërrasin dhe Guvernatorin e BSH, pasi mijëra qytetarë prezantohen me rinjtë të konsiderueshme të këstit të kredisë, deri në 25%. Kjo si pasojë e kontratave me bankat dhe rritjen.

Naço: Flm për çështjet prej 360 gradë, folët për gjithçka. Harruat diçka, për nenin e rregullores. Ju kanë kapur në gabim, pasi keni kërkuar thirrjen e ministrit të Brendshëm, por ishit bërë 6 deputetë, dhe duheni 7.
Xhafaj: Nuk ke të drejtë që të futesh në diskutimet tona. As neni 12 as ai 36 nuk e ndryshojnë qëndrimin për çështjen në Kosovë. A ka mundësi që të na japësh një shpjegim se ku hyn axhenda personale?
Naço: Po ti çke. E kisha me zotin Salianji
Salianji: Meqë thatë se i lutemi zotit, lutuni te Rama, se atë keni Zot apo perëndimi. Në këtë komision duhet të zbatoni kushtetutën dhe ligjin.

Naço:
Kërkesën tjetër, që të vijë ky apo ai…Doni prapë pastaj dhe thoni; kryetari i Komisionit na bullizon.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article