Debati për fenë, Alaudin Hamiti i drejtohet opinionistit: Po e luan avokatin e Islamit apo si?

8 months ago 25

Opinionisti në Big Brother VIP Kosova 2, Nderim Neziri, e ka përkrahur Shqipe Hysenajn në lidhje me fenë.

Sipas tij, banorja thotë se është besimtare që nuk e ka shfrytëzuar fenë në lojën e saj.

“Nuk e ke proklamuar besimin tënd, andaj bravo“, i tha Nderimi, Shqipes.

Foto: Screenshot/YouTube

E krejt në fund, moderatori i këtij programi Alaudin Hamiti, i reagoi me ironi Nderimit.

“Po e luan avokatin e Islamit apo si”, iu drejtua Alaudini teksa nuk e la më shumë të fliste.

Foto: Screenshot/YouTube

Kjo nisi pas një debati të Santiana Malokut me Shqipen, ku u përfshi edhe feja.

Të njëjtat kanë pasur një përplasje të madhe gjatë këtyre ditëve, gjegjësisht pas daljes së Bucit nga shtëpia. /Telegrafi/

Read Entire Article