Debutim ëndrrash në Superligën turke

7 months ago 21
Reklamë
13:33 13/02/2024

Arbnor Muja shkëlqen me gol, Muçi titular në barazimin pa gola të Beshiktash

Debutim ëndrrash për Arbnor Mujën në Superligën turke. Në vetëm pak minuta në fushë, sulmuesi i kombëtares shqiptare la gjurmën e tij, teksa arriti të shënojë golin e fitores 2-0 që Samsunspor regjistroi ndaj Antalyaspor.

I hedhur në fushë në minutën e 69-të, Muja duket se u përshtat siç duhet me skemën e skuadrës, me Markus Gisdol që ka gjetur çelësin e suksesit te Samsunspor. Muja u gjend i vetëm shumë pranë portës dhe me të djathtën tundi rrjetën. Një gol që çliron Mujën, i cili e nis siç duhet eksperiencën në Turqi.

“Lojtarët e rinj bënë diferencën në fushën e lojës dhe për këtë fakt jam i kënaqur. Me ardhjen e tyre, kemi më shumë mundësi për të ndryshuar futbollistë. Për këtë arsye jam i lumtur që e kanë ndihmuar shumë ekipin. Edhe tifozët na dhanë një shtysë të madhe. Luajtëm me lojtarin tonë të 12-të. Ata dhanë një mbështetje shumë të madhe dhe dua t’i falenderoj”.

Samsunspor duket se ka gjetur ritmin në drejtimin e Gisdol, pasi në takimet e shtëpisë ka fituar 23 pikë, për tu ngjitur në mesin e tabelës.

Performancë pozitive dhuroi edhe Ernest Muçi. Në takimin debutues të 22-vjeçarit, Beshiktash nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola ndaj Kajserispor. Sulmuesi shqiptar u aktivizua si titullarë dhe qëndroi në fushë gjatë gjithë sfidës, për tu vlerësuar me notën 7.2.

“Jam i kënaqur me luftën dhe vendosmërinë e treguar nga lojtarët e mi. Nuk morëm rezultatin që dëshironim. Edhe kundërshtari ishte në nivelin e duhur.  Nuk ishim produktivë në sulm. Ishte e drejtë që ndeshja të mbyllej në barazim. Do të marrim rezultate më të mira kur lojtarët tanë të lënduar të kthehen në ekip.”

Në kampionatin turk të futbollit aktivizohen edhe futbollistë të tjerë të kombëtares si Rey Manaj, Sokol Cikalleshi apo edhe Federik Veseli.


Të ngjashme

Read Entire Article