Debutimi i abritreve shqiptare në Champions

7 months ago 28
Reklamë
22:48 04/02/2024

Emanuela Rusta e Edjena Kapxhiu tregojnë emocionet e sfidës

Emanuela Rusta dhe Edjena Kapxhiu ishin dy arbitret e para shqiptare, të cilat gjykuan një ndeshje të grupeve në Champions League për femra.

Rusta si kryesore dhe Kapxhiu si asistente e parë debutuan me përballjen Benfica – Barcelona, një ndeshje që pati shumë ritëm e gola dhe përfundoi në barazim 4 – 4.

Një përvojë për tu mbajtur mend gjatë për dyja vajzat, të cilat tregojnë për Tv Klan atë që përjetuan në fushë.

Emanuela Rusta: Kur ke të bësh me ekipe profesioniste bëhet më e lehtë puna jonë, çka do të thotë që prodhojnë futboll shumë të bukur, e luajnë futbollin në atë formë sa që vendimet që mund të jenë në fushë vendimet janë më të lehta.

Edjena Kapxhiu: Nuk kemi patur kontestime, ndeshja ka shkuar shumë mirë me vendime të sakta. Në fund të ndeshje kemi marrë duartrokitje nga i gjithë stadiumi, kështu që besoj që çdo gjë ka shkuar mirë.

Si Emanuela dhe Edjena zbulojnë ambiciet e tyre.

Emanuela Rusta: Arritja më e madhe është që të ngjitem në elitë.

Edjena Kapxhiu: Këto që janë planet më të afërta është Euro 2025, për shkak se jam një nga arbitret që UEFA ka vendosur për t’u përzgjedhur.

Në Shqipëri janë 30 arbitre, ku 2 prej tyre dhe 4 asistente janë me stemë ndërkombëtare.

Disa prej tyre gjykojnë edhe ekipet e meshkujve, duke thyer çdo tabu të futbollit shqiptar.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article