Declan Rice tregon bashkëlojtarin e tij te Arsenali që e ka befasuar më së shumti

7 months ago 4

Arsenali ka vazhduar me fitore në Ligën Premier, teksa ka mposhtur Newcastle United me rezultat të thellë 4-1.

Pas lojës, Declan Rice kishte disa lëvdata të veçanta për mbrojtësit e tij, veçanërisht atë që ai ka parë nga Gabriel Magalhaes këtë sezon.

Ylli anglez i Topçinjve ka thënë se është befasuar me të vërtetë nga ajo që ka bërë Gabriel Magalhaes gjatë këtij sezoni me fanellën e skuadrës londineze.

“Nuk mund të flas mjaftueshëm për ta, nuk do të ulem këtu dhe të gënjej. Mendoj se Saliba është i pabesueshëm, padyshim që kam dëgjuar për të gjitha bisedat për të para se të vij këtu dhe ai që më ka befasuar vërtet është Gabrieli.

“Ai është aq agresiv, aq i fortë, me të vërtetë e dëshiron atë gjatë gjithë kohës, nuk humb kurrë një duel”.

“Kur ke dy qendërmbrojtës të tillë që e duan këtë, luajnë agresivisht, kjo të ndihmon vërtet dhe të jep besim”, ka thënë Rice.

Rice ka përmirësuar ndjeshëm qëndrueshmërinë mbrojtëse të Arsenalit, por paraqitjet e Gabriel dhe Saliba i kanë ndihmuar Topçinjtë të mbajnë rekordin më të mirë të mbrojtjes në Ligën Premier, pasi kanë pranuar vetëm 23 gola në 26 ndeshje. /Telegrafi/

Read Entire Article