Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç i cili ishte i pranishëm për Ministerialin e Ministrave të Jashtëm në kuadër të Procesit të Berlinit, në lidhje me deklaratën e Ramës për praninë e KFOR-it në veri të Kosovës, u shpreh se çdo përpjekje e kryeministrit shkon për të patur një rajon në paqe.
“Veprimet e tij dhe çdo aktivitet i madh, i tij ndërkombëtar për Ballkanin Perëndimor shkojnë në drejtim që ne si rajon të kemi paqe dhe të shkojmë drejt progresit. Nuk i takoj atyre politikanëve, i cili do të nisë veprime kritike ndaj Ramës pasi jam i bindur se cdo veprim i tij shkon në një drejtim, që të kemi një rajon në paqe”, u shpreh Abazoviç.
Top Channel