Deklarata e Ramës/ Reagon Kurti: Kudo në Kosovë e para përgjigjet policia, pastaj KFOR-i dhe EULEX-i

1 year ago 16
21:32 28/09/2023

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se KFOR-i duhet ta marrë nën kontroll veriun.

Me këtë rast, atij i është kundërpërgjigjur kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Në një intervistë për gazetën boshnjake Istraga, Kurti tha se kudo në Kosovë e para përgjigjet policia e pastaj KFOR e EULEX.

Kurti tha se ka nevojë për patrulla të përbashkëta të policisë sonë dhe KFOR-it në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë, dhe kjo formulë nuk duhet ndryshuar.

“Për propozimin e kryeministrit shqiptar Edi Rama që KFOR-i të marrë kontrollin e veriut të Kosovës: “Ne kemi nevojë për patrulla të përbashkëta të policisë sonë dhe KFOR-it në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. E për sa i përket gjërave të tjera, kjo tashmë është vendosur. Kudo në Kosovë e para që përgjigjet është policia jonë, pastaj EULEX-i dhe më pas KFOR-i. Dhe nuk mendoj se kjo formulë duhet ndryshuar”, deklaroi Kurti për Istraga përcjell Klankosova.tv

Kjo intervistës sipas njoftimit të redaksisë së portalit boshnjak pritet të publikohet të dielën./KlanKosova

Kosovo's Prime Minister @albinkurti, in an interview with @IstragaB on @HayatMediaBIH this week, discussed Albanian Prime Minister Edi Rama's proposal for KFOR to assume control over northern Kosovo. Kurti stated: “We need joint patrols involving our police and KFOR along the… pic.twitter.com/ADTEN4M9T3

— Istraga.ba (@IstragaB) September 28, 2023


Të ngjashme

Read Entire Article