Del fotoja/ A po vijon saga e hakmarrjes? Ja kush është kushëriri i Sadikajt që iu bë atentat dje në Tiranë

9 months ago 8

Personi që shihni në foto është Zamir Kalemi, 41 vjeç nga Memaliaj, i cili mbeti i plagosur dje pas një atentati.

Mësohet se vëllai i Andrea alias Adriatik Kalemit është jashtë rrezikut për jetën. Burime për BalkanWeb mësojnë se Zamir Kalemi rezulton të jetë arrestuar në shkurt të 2020 për organizim të paligjshëm të lojërave të fatit.

Ndërkohë, vëllai i tij mbeti i plagosur gjatë një atentati me armë në 9 gusht 2023 në ishullin Paxos të Greqisë dhe u plagos sërish me thikë më 14 dhjetor 2023 në burgun e Koridhalos. Zamiri dhe Andrea janë djemtë e dajës së Aleksandër Sadikajt, i cili u vra mizorisht duke u hedhur në erë me eksploziv në makinë në Tiranë. Ka dyshime se këto ngjarje kriminale janë pjesë e sagës së hakmarrjes.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article