“Delegacioni shqiptar pranë nesh, pa dallim pozite dhe opozite”, Besnik Tahiri në Asamblenë e KE: Anëtarësimi i Kosovës, kauza më e madhe

11 months ago 22
Reklamë

Balkanweb app Get it on Google Play

Kreu i grupit parlamentar të AAK në Kosovë, Besnik Tahiri ka zhvilluar një takim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ku sipas tij ka një unifikim mbarëshqiptar të deputetëve që vijnë nga katër parlamente të ndryshme, e që janë anëtare në këtë institucion.

Ai u shpreh se “delegacioni i Shqipërisë, Blerina, Klotilda, Jorida, Luli dhe Etilda janë gjithmonë afër, pa dallim pozitë dhe opozitë”.

“Në Strasburg kolegë tanë deputetë nga Shqipëria nuk kanë asnjë dallim dhe e mbështesin kauzën e Kosovës në formën më të fuqishme”, u shpreh ai.

Postimi i plotë:

Jemi një!
Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, ka një unifikim mbarshqiptar të deputetëve që vijnë nga katër parlamente të ndryshme, e që janë anëtare në këtë institucion.
Delegacioni i Shqipërisë, Blerina, Klotilda, Jorida, Luli dhe Etilda janë gjithmonë afër nesh, pa dallim pozitë dhe opozitë. Në Strazburg kolegë tanë deputetë nga Shqipëria nuk kanë asnjë dallim dhe e mbështesin kauzën e Kosovës në formën më të fuqishme.
Po ashtu, një mbështetje e madhe vjen edhe nga Arta, deputete nga Maqedonia e Veriut, e cila çdo kund e mbështetë kauzën tonë për anëtarësim.
Adnan Dibrani, deputet i Parlamentit të Suedisë 🇸🇪, i lindur në Mitrovicë është një zë i fuqishëm, edhe te grupi i tij politik, por edhe te kolegët e tij deputetë që vijnë nga vendet skandinave.
Si Kosovë 🇽🇰, jemi me fat që e kemi një mbështetje kaq të madhe nga deputetët shqiptarë, të cilët tani kauzën më të madhe në këtë institucion e kanë, anëtarësimin sa më të shpejtë të Kosovës në këtë institucion.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article