“Demokracia ka ardhur nga tymi”, Alizoti: Këta vjedhin gjysmë miliardë dollarë dhe thonë mos thyej xhama se është turp

10 months ago 23

Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti tha në studion e News 24, se në ndërkohë që në Shqipëri vidhen rreth gjysmë miliardë dollarë nëpërmjet inceneratorëve, thuhet se është turp për të thyer një xham.

“Opozita po përpiqet të prodhojë diçka në këtë kaos politik. Ky rasti i Parlamentit është serioz jo vetëm për opozitën. Berisha nuk është 20 vjeç. Nuk ka ndodhur në 30 vjet në demokraci që të mos ketë komisione. E dyta, nuk ka ndodhur që deputeti të proteston të përjashtohet me dy muaj. Në tre protesta atij i heq mandatin. Demokracia ka ardhur nga tymi. Nëse populli shqiptar mendon se ata e vjedhin, le ta djegin Parlamentin.

Po bëjnë një gjë të mirë. Kjo është tradhti kombëtare, ti marrësh gjysmë miliardi dollarë për diçka që nuk punon nuk proteston asnjëri dhe thonë mos thyeni xhamat se është turp. Nëse Parlamenti shkon drejt autokracisë është domosdoshmëri që opozita shqiptare të bindi njerëzit që po shkohet në autokraci. Pushteti në Shqipëri është në kulmin më të madh”, tha Alizoti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article