Dëmtimi serioz i Selmanit

1 year ago 23
Reklamë
16:36 04/08/2023

Portieri i bardhebluve pësoi frakturë në kavilje në takimin kundër Beshiktashit

Tirana nuk do të ketë të disponueshëm për nisjen e sezonit portierin Gentian Selmani.

Sfida e parë e bardhebluve për vitin futbollistik 2023-2024 do të jetë Derbi kundër Dinamos më 19 Gusht.

Në minutën e 27 të lojës, portieri 25-vjeçar u dëmtua gjatë një përplasjeje me sulmuesin e skuadrës turke, Xhekson Muleka.

Selmani mbajti këmbën e majtë me dorë, ndërsa më pas u zëvendësua nga portieri Ilion Lika.

25-vjeçari është nën kujdesin e stafit mjekësor të bardhebluve.

Nga kontrolli i kryer rezultoi se lojtari ka një frakturë në kyçin e këmbës së majtë, ndërsa do të vendoset në vazhdim trajtimi i tij. Futbollistit do t’i duhen minimalisht 3 muaj që të rekuperohet.

Një goditje kjo për Tiranën, që këtë sezon ka si objektiv titullin kampion.

Ndërkohë klubi bardheblu njoftoi se ekipi do të bëjë disa ditë pushim, e më pas do të rinisë përgatitjet për takimin ndaj bluve.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article