Dëmtohet Arnautoviç, sulmuesi austriak do të mungojë deri në Nëntor, Interi pak alternative për sulmin

11 months ago 15
Reklamë
23:55 25/09/2023

Dëmtimi i Marko Arnautoviç e prishi pjesërisht festën e Interit pas fitores kundër Empolit

Zikaltrit kanë pikë të plota pas pesë javëve të luajtura, por nuk do të kenë një element të rëndësishëm për të pasur mundësinë e rotacionit në ofensivë.

E për trajnerin Simone Inzagi ky është një problem i madh, duke pasur parasysh kalendarin shumë të ngarkuar.

Sipas “Gazzettadellosport”, Arnautoviç do të qëndrojë jashtë fushe për rreth një muaj e gjysmë.

Pas vizitës mjekësore të kryer mëngjesin e së hënës, rezultoi se lojtari ka tendosje të muskulit në kofshën e majtë e do të mbahet nën monitorim. Pas disa javësh, do të bëhet rivlerësimi i gjendjes së tij.

Për teknikun, alernativa për sulmin janë Lautaro Martinez, Thuram dhe Sanchez, me këtë të fundit që ende nuke ka arritur formën fizike otpimale.

Por në klub kanë vendosur që të mos bëjnë ndëryrje në merkato, e të afrojnë futbollistë të lirë.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article