Dënimi i Salianjit nga Apeli, Berisha: Opozitës iu shpall luftë, rasti i parë në histori që dënohet një njeri për…

1 month ago 31

Kreu demokrat Sali Berisha ka reaguar nga ballkoni i banesës, ku ndodhet në arrest shtëpie, lidhur me vendimin e Gjykatës së Apelit që dënoi deputeti Ervin Salianji me 1 vit burg me akuzën e kallëzimit të rremë, publik.

Berisha shprehu solidaritetin më të madh për deputetin Ervin Salianji, ndërsa u shpreh se ai u dënua nga Edi Rama, Geron Xhafa, Fatzi Xhafa, sepse guxoi të përballej dhëmb për dhëmb, pa u tutur, me guxim qytetar me krimin, me klanin më të fuqishëm të drogës të Vlorës, Geron dhe Fatmir Xhafën.

“Sot, Geron Xhafa, ky trafikant ndërkombëtar droge, i dënuar në Itali, me gjykim në Venezuelë, feston fitoren e tij mbi denoncuesin publik, deputetin e opozitës, Ervin Salianji.

Ervin Salianji sot u dënua në një akt shpallje lufte opozitës shqiptare nga Edi Rama me akuzën e kallëzimit të rremë.

Është rasti i parë në historinë e Shqipërisë që një njeri dënohet për kallëzim të rremë.

Është rasti i parë në historinë e botës që një kallëzim i vërtetë, shpallet kallëzim i rremë.

Ervin Salianji u arrestua sot sepse provoi me zë dhe dokumente se Geroni, ky baron droge, ky kriminel i pashpirt, drejtonte trafiqet nga porti i Vlorës, ndërkohë kur kërkohej për të bërë burgun në Itali për krimet që kishte kryer në këtë vend”, tha Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article