Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka reaguar pasi Apeli vendosi të lërë në fuqi dënimin me një vit burg ndaj Ervin Salianjit.
Noka u shpreh se vendimi ndaj deputetit demokrat nuk është vetëm goditje e drejtpërdrejtë për PD, opozitën dhe opozitarizmin si e drejtë e shprehjes, por një goditje për ligjin dhe shtetin ligjor.
“Sot vendimin për kolegun Ervin Salianji e dha vetë Edi Rama dhe aspak ligji. Drejtësia sot veproi për llogari të narkosektit në qeveri. Kundërshtari politik u trajtua si armik njësoj si në kohën e etërve të Rilindjes. Kjo qasje ndaj opozitës vijon të jetë moto për Ramën dhe narkoregjimin e tij. U dënua denoncuesi i krimit dhe i trafikut qeveritar, gjë që s’ndodh askund në shtetet e së drejtës. Kjo nuk është thjesht e vetëm goditje e drejtpërdrejtë për PD, opozitën dhe opozitarizmin si e drejtë e shprehjes, por një goditje fatale për ligjin dhe shtetin ligjor”, tha Noka.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb