Dënimi në Angli, burgu në Shqipëri! Manja: Janë regjistruar 11 kërkesa për transferim, të dënuarit vijnë në shtator

1 year ago 29
Reklamë

Top Channel solli të enjten ekskuluzivisht, detajet e marrëveshjes së miratuar nga qeveria shqiptare me atë angleze për transferimin e të burgosurve shqiptarë nga burgjet angleze në ato shqiptare. Ulsi Manja, ministër i drejtësisë, i ftuar në programin “Shqipëria Live” në Top Channel, shpjegoi se kush është përfituesi më i madh nga kjo marrëveshje.

“Përfituesit nga kjo marrëveshje janë të dënuarit shqiptarë që presin të transferohen me pëlqimin e tyre në Shqipëri dhe familjarët e tyre”- tha Manja.

Ministri i Drejtësisë tregoi se transferimet e para të të dënuarve nga Londra në burgun e Peqinit, do të nisin në fund të shtatorit.

“Me kalimin e marrëveshjes në qeveri të mërkurën, Ministria e Drejtësisë ka startuar me këtë proces. Pra ne kemi filluar nga puna për të procesuar 11 kërkesat e para, që na kanë ardhur nga autoritetet britanike përpara se të nënshkruajmë këtë marrëveshje.

Aktualisht këto 11 kërkesa janë duke u procesuar në Ministrinë e Drejtësisë, është duke u përkthyer dokumentacioni i ardhur nga autoritetet britanike dhe në shumë shpejt do t’ia përcjellim Prokurorisë së Përgjithshme dhe më pas gjykatës për të bërë njohjen dhe konvertimin e dënimit, për të filluar në vjeshtë me zbatimin konkret të marrëveshjes.

Nëse gjykatat do të shprehen sipas afateve për njohjen dhe konvertimin e dënimit për partinë e parë që kanë shprehur pëlqimin që të kryejnë dënimin në Shqipëri, ne do ta kemi zbatimin praktik në fund të shtatorit. Ne kemi nisur nga puna. Edhe pse në fillim të shtatorit, kjo mbetet për t’u konfirmuar nga pala britanike, ne do të kryejmë një vizite në Londër ku pritet nënshkrimi zyrtarisht i kësaj marrëveshje pasi qeveria shqiptare dha pëlqimin, ne kemi filluar që tani nga puna”- tha Manja.

Kjo marrëveshje e miratuar nga qeveria shqiptare, është pasqyruar edhe në median britanike. Daily Telegraph shkuan se Britania e Madhe çdo vit do ti paguaj Shqipërisë 4 milion stërlina për tërhequr kriminelë të rrezikshëm mes tyre 17 persona në burgjet angleze dënuar për vrasje. Kjo gazetë angleze sjell si  shembuj rastet e Koci Selamaj i dënuar për vrashe me 36 vite burg dhe atë të  Erlin Hasës dënuar me 32 vite burg pasi goditi me thikë 62 herë një person në qytetin e Birminghamit.

Top Channel

Read Entire Article