Denion Meidani emërohet ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut

8 months ago 3

Presidenti i Bajram Begaj ka dekretuar sot emërimin e Denion Meidani, djali i ish presidentit Rexhep Meidani, si ambasadori i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut.

Mediani në kohën që ishte kandidat për ambasador  garantoi angazhim të zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara mes dy vendeve, vëmendjen për ligjin e gjuhës shqipe, marrëveshjes se Ohrit si dhe nxitjen e investimeve të drejtpërdrejta.

Ndërkohë është liruar nga detyra ambasadori paraardhës Fatos Reka.

Dy vendimet hyjnë në fuqi menjëherë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article