“Dënoni sulmet brutale të Rusisë në Ukrainë”/ Biden letër Vuçiçit: SHBA do të angazhohet në normalizimin e marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës

8 months ago 10

Joe Biden, Presidenti i SHBA-ve ka dërguar i ka dërguar një letër ditën e sotme Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç në kuadër të ditës së shtetësisë së Serbisë.

Biden në letrën e tij inkurajon Serbinë të ecë përpara në rrugën e paqes dhe të stabilitetit. Nga ana tjetër Biden ka theksuar se SHBA do të angazhohet në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, edhe i kërkon kësaj të fundit që të dënojë sulmet e Rusisë në Ukrainë.

“Me zgjedhjet pas jush, inkurajoj Serbinë të ecë përpara në promovimin e paqes dhe stabilitetit në të gjithë rajonin dhe të ndërmarrë hapa proaktivë, duke përfshirë kompromisin kur është e nevojshme, në mënyrë që të normalizohen shpejt marrëdhëniet me Kosovën përmes dialogut nën kujdesin e Bashkimit Evropian. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë ngushtë me ju, Prishtinën dhe partnerët tanë të Bashkimit Evropian për të arritur këtë qëllim të rëndësishëm. Është e rëndësishme që të mbetemi të bashkuar në mbështetjen e Ukrainës dhe ta dënojmë luftën brutale të Rusisë. Me zgjedhjet pas jush, inkurajoj Serbinë të ecë përpara në promovimin e paqes dhe stabilitetit në të gjithë rajonin dhe të ndërmarrë hapa proaktivë, duke përfshirë kompromisin kur është e nevojshme, në mënyrë që të normalizohen shpejt marrëdhëniet me Kosovën përmes dialogut nën kujdesin e Bashkimit Evropian. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të punojnë ngushtë me ju, Prishtinën dhe partnerët tanë të Bashkimit Evropian për të arritur këtë qëllim të rëndësishëm.”-letra e Biden.

Read Entire Article