Deputetët e opozitës bllokuan foltoren në Kuvend, PS: Të merren masa disiplinore

1 year ago 33
15:50 06/10/2023

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste i është drejtuar me një kërkesë Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolli lidhur për marrjen e masave disiplinore për deputetët opozitarë të cilët penguan votimin e projektligjeve.

Grupi parlamentar i PS kërkon:

“Marrjen e masës disiplinore ndaj deputetëve Elda Hoti, Albana Vokshi, Bledion Nallbati, Zhen Gjergji, Lefter Gështenja, Allan Dogjani, Luan Baçi dhe Gazmend Bardhi, sipas nenit 65/1, pika 1, germa a) dhe pika 4, dhe neni 63, pika 1 gërma d), të Rregullores së Kuvendit dhe Kodit të Sjelljes së Deputetit, neni 3, pika dh) dhe ë) dhe nenin 8, pika 2, gërma b) dhe neni 33.

Mbledhjen e Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën për vlerësimin dhe marrjen e masës disiplinore që kërkohet nga deputetët,” shkruhet në kërkesë.

Kërkesa e PS-së u firmos nga deputetët Etjen Xhafa, Bledi Çuçi, Toni Gogu dhe Arben Pëllumbi.

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article