Deputetët e PD protestë para PE/ Mziu: Eurodeputetët janë shokuar nga ajo që ndodh në Shqipëri. Sula: Maxhoranca bën vetëm propagandë

1 hour ago 22

Tridhjetë deputetë të opozitës janë duke protestuar në Strasburg përpara Parlamentit Europian për situatën në Shqipëri.

Deputeti i PD Xhelal Mziu tha se eurodeputetët janë shokuar nga ajo që ndodh në Shqipëri. Ndërsa, deputeti Sula theksoi se maxhoranca bën propagandë dhe se realiteti në Shqipëri është ndryshe.

Xhelal Mziu: Reagimi është shumë i rëndësishëm. Ka muaj që po reagojmë. Në Shqipëri po instalohet një shtet një-partiak. Edi Rama ka eliminuar pluralizmin politik. Rama ka nisur luftë frontale ndaj opozitës. Në vazhdën e goditjes së opozitës u arrestua edhe ish-presidenti Ilir Meta. Ne jemi të mobilizuar që ta çmontojmë këtë shtet diktatorial. Eurodeputetët janë shokuar për atë që ndodh në Shqipëri. Deri në zgjedhjet e ardhshme do e çmontojmë këtë diktaturë.

Dashnor Sula: Ndërkombëtarët janë dezinformuar për atë që ndodh në Shqipëri. Maxhoranca bën vetëm propagandë. Realiteti nuk është ashtu siç paraqitet nga Edi Rama. Opozitës nuk i jepen të drejta që i gëzon me Kushtetutë. Do të thotë se është grisur Kushtetuta. Janë dënuar deputetë të opozitës pa ligj.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article