Deputetët e PD-së hedhin vezë mbi eskortën e Ballës

8 months ago 13
10:44 08/02/2024

Deputetët e Partisë Demokratike kanë hedhur vezë mbi eskortën e ministrit të Brendshëm, Taulant Balla.

Kjo ngjarje është regjistruar në ambientet e jashtme të Kuvendit pak pasi përfundoi seanca parlamentare. Eskorta e ministrit Balla ishte duke u larguar nga ambientet e Kuvendit.


Kujtojmë se seanca e sotme plenare u zhvillua mes kaosit.

Deputetët e PD-së bllokuan foltoren dhe vunë zhurmues duke mos lejuar zhvillimin normal të saj. Ndërkohë mazhoranca vijoi me votimin e projektligjeve që ishin në rendin e ditës./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article