Deputetët e PD takim pas tensioneve në Kuvend, Bardhi mbledh grupin parlamentar të demokratëve

9 months ago 27

Deputetët e grupit parlamentar të Partisë Demokratike do të mblidhen ditën e sotme pas thirrjes së Gazment Bardhit pas tensioneve të ditës së djeshme në Kuvend.

Bardhi njoftoi deputetët e grupit të tij se mbledhja do të mbahet në orën 9:00 në sallën e Kryesisë së Kuvendit, ndërsa ka theksuar se pjesëmarrja e tyre është shumë e rëndësishme.

Kujtojmë se seanca e djeshme parlamentare, e para për këtë vit kalendarik, u mbyll para kohe pas tensioneve të krijuara mes opozitës dhe mazhorancës.

“Të nderuar kolegë,
Nesër e martë, ora 09:00, do të zhvillojmë mbledhjen e grupit parlamentar në sallën e Kryesisë së Kuvendit. Pjesëmarrja është shumë e rëndësishme. Ju falenderoj”, thuhet në mesazhin e tij që iu dërgua deputetëve ditën e djeshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article