Deputetët në SPAK pas tensioneve në Parlament, Soko: Opozita duhet të kallëzojë mazhorancën për…

1 month ago 39

Pano Soko, nga Nisma Thurje, i ftuar në studion e “Open” ka komentuar dërgimin e emrave të deputetëve të opozitës në SPAK për tensionet e fundit në Kuvend.

Soko u shpreh se opozita duhet të bëjë një kallëzim kundrejt deputetëve të mazhorancës sa i përket votimit të tyre për mos dërgimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese.

“Deputetët e opozitës duhet të bëjnë kallëzim për votat e mazhorancës për dërgimin e mandatit të Olta Xhaçkës në Gjykatën Kushtetuese.Ata kanë shkelur Kushtetutën, duhet të shkojnë në SPAK të gjithë. Vendimet e GJK janë të zbatueshme, jo të diskutueshme. Me votat e tyre është bërë puç shteti. Për këtë duhet ta çojnë në Gjykatën Kushtetuese”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article