Deputeti i VV kërkoi që Shqipëria të ngrejë çështjen e Kosovës në OKB, Vasili: Kërkesë e drejtë, por e pamundur me një kryeministër si Rama

11 months ago 15
Reklamë

Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili përmes një postimi në rrjetet sociale ka komentuar reagimin e deputetit të Vetëvendosjes në Kosovë, Ardian Golaj në lidhje me reagimin e kryeministrit Rama për ngjarjet në Kosovë.

Ai u shpreh në një replikë miqësore se ajo që thotë Golaj për të vendosur OKB në lëvizje do ishte normale me çdo kryeministër përveç Ramës. Sipas tij Rama është totalisht i shitur te Serbia dhe kjo kërkesë e deputetit Golaj është absolutisht e pamundur.

Vasili u shpreh më tej se Rama ishte i pari që sanksionoi Kosovës dhe anuloi mbledhjen mes dy qeverive në vend që të mbante qëndrim të vendosur kundër Serbisë që provokoi gjithë krizën në Veri.

Postimi i plotë:

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article