“Derbi i Adriatikut”-Ndeshja e Kombëtares bën bashkë ambasadorin italian dhe Veliajn

4 months ago 13

Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, janë bërë bashkë në Sheshin Skënderbej në kryeqytet, për të ndjekur ndeshjen mes Kombëtares dhe skuadrës së vendit fqinj, e cila po luhet në Dortmund të Gjermanisë.
Ambasadori Bucci për emisionin “Revieë” në Euroneës Albania e ka cilësuar këtë ndeshje një ndër sfidat më të vështira për Italinë.

“Një nga sfidat më të vështira për Italinë. Një mbrëmje e mrekullueshme”, ka thënë ambasadori Italian në Shqipëri.

Nga ana tjetër, Veliaj tha se ambasadori Italian i kishte thënë se ky është një derbi i Adriatikut dhe një sfidë mes vëllezërve.

Kryebashkiaku i Tiranës tha se ishte një zgjedhje e tyre ta shihnin ndeshjen nga Tirana, ndërsa shtoi se shpresonte që sfida të mbyllej me rezultatin 2-3 në favor të Shqipërisë.

“Në fillim u gëzova unë, pastaj u gëzua Fabrizzio. Fabrizzio u gëzua dy herë. Por ai po thoshte që ky është një derbi i Adriatikut, edhe është një ambient mes vëllezërish. Po kalojmë shumë mirë. Është gjëja më e afër me të qenit në stadium. Pjesëmarrjes i jap notën 11.

Duhet të çonim cep e më cep të Sheshit Skëndërbej sepse nuk na nxë. Nuk kishte mënyrë më të mirë për ta hapur këtë kampionat sesa me vëllezërit e zemrës, Italinë. Nesër sido që të dalë rezultati do të jemi sërish vëllezër e miq. Kemi kaq kohë që organizojmë Tiranë Fan Zone. Unë dhe Fabricio zgjodhëm të ishim këtu për të organizuar këtë event të madh.

Po kalojmë mirë. Është një ekip gjigant i ambasadës dhe italianëve që jetojnë në Shqipëri. Disa janë çifte shqiptaro-italiane që jetojnë këtu. Po shpresoj ta mbyllim 3-2. Dje komunikova me Allister, Ambasadorin Britanik, por ai ka disa skuadra, Skocinë, Uellsin, Anglinë”, tha Veliaj.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article