‘Derbi i Italisë’ më i rëndësishmi në histori

7 months ago 27
Reklamë
13:50 03/02/2024

Inter dhe Juventus ‘luftë’ për kreun, bilanci favorizon torinezët

Supersfida e javës së 23-të në Serie A italiane do të luhet në Milano mes Interit dhe Juventusit. Një përballje “derbi” që merr kuptim duke parë renditjen aktuale.

Zikaltërit do të hyjnë në derbin e 251-të zyrtar të Italisë me një pikë avantazh ndaj Juventusit. 

Interi gjithashtu ka një lojë më pak ndaj rivalëve të tyre më të afërt për titull dhe hyn në këtë përballje vendimtare në formë të shkëlqyer pasi kanë shënuar 50 gola dhe grumbulluar 54 pikë, më së shumti që nga sezoni 2006-2007.

Trajneri Simone Inzaghi do të ketë në dispozicion lojtarët më të mirë, çka i favorizon për të zgjatur ecurinë e tyre prej pesë fitoreve radhazi në kampionat.

Edhe Juventus po kalon një moment të mirë, me torinezët që nuk humbasin prej muajit shtator. Nëse shënon, Interi do të bëhej ekipi i dytë në Itali që realizon të paktën një gol në 22 ndeshjet e para të kampionatit italian, rekord që mbahet pikërisht nga Juventusi.

“Do të jetë një mbrëmje e mrekullueshme sportive në një stadium të mbushur nga tifozët. Jemi shumë mirë, por dimë forcën e Interit. Është një fazë në rrugëtimin tonë të rritjes, por nga këtu deri në fund ne duhet të marrim shumë pikë për të arritur objektivin tonë, që është Liga e Kampionëve dhe jo fitimi i kampionatit.  Kanë mbetur edhe shumë ndeshje dhe futbolli ka ngjarje të papritura”, tha Allegri.

Skuadra torineze udhëheq rivalitetin në përballjet direkte, pasi deri më tani kanë koleleksionuar 87 fitore në kampionat, krahas 48 fitoreve të Interit, teksa 46 herë është mbyllur në barazim.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article