Derisa ndodhet brenda BBVA 3, Arta Kabashit i publikohet një këngë e re

8 months ago 11

Arta Kabashi momentalisht ndodhet në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP.

Bukuroshja nga Kosova këtë kohë është pëlqyer tejet shumë për mënyrën e paraqitjes në këtë format.

Derisa po shijon një eksperiencë të veçantës, këngëtares i është publikuar një projekt i ri muzikor.

Foto: Screenshot/YouTube

Bëhet fjalë për “Inshallah”, të cilin e ka sjell në bashkëpunim me Anso.

Kjo këngë është realizuar vetëm me video, por me një interpretim të ndjeshëm nga artistja.

Foto: Screenshot/YouTube

Reagimet e para të fansave e publikut kanë qenë mëse pozitive, duke e përgëzuar për vokalin.

Kabashi në ndërkohë ka fituar një audiencë të madhe që pas hyrjes në Big Brother VIP Albania 3. /Telegrafi/

Read Entire Article