Dështon mbledhja e Byrosë së Kuvendit

7 months ago 9
16:23 21/02/2024

Do të shqyrtonte ankimimin e Vokshit dhe Hotit

Byroja e Kuvendit nuk arriti të marrë në shqyrtim ankimimin e dy deputeteve demokrate, Albana Vokshi dhe Elda Hoti kundër vendimit të Këshillit të Etikës që i përjashtoi ato me 10 ditë nga punimet e Kuvendit.

Shkak është bërë mungesa e kuorumit të nevojshëm për zhvillimin e kësaj mbledhjes. Kjo solli reagimin e ashpër të përfaqësuesve të djathtë në sallë të cilët i kërkuan përfaqësuesve të mazhorancës që të sjellin deputetët në mbledhje.

Pas mbledhjes, deputetja Albana Vokshi tha se vendimi i Këshillit të Etikës ka rënë dhe se ajo bashkë me deputeten Elda Hoti do jenë nesër në sallë.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article