Dështon sërish mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore! Maxhoranca vendos ta mbledhë online

9 months ago 16

Mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore ka dështuar sërish për të dytën herë.

Opozita ka përsëritur skenarin edhe këtë të premte, duke bllokuar mbledhjen e Komisionit të Reformës Zgjedhore.

Deputetët e opozitës janë ulur në vendet e deputetëve të maxhorancës në komision.

Damian Gjiknuri kërkoi që karriget të liroheshin dhe në pamundësi u ka thënë “kalofshi një ditë të mbarë”.

Pas kësaj situate, socialistët janë larguar nga salla.

Pas debateve dhe ndezjes së shurmuesit, u vendos që mbledhja e Komisionit të Reformës Zgjedhore do të bëhet online dhe nis në orën 12:00.

Top Channel

Read Entire Article