Zbardhen detaje të reja nga plagosja me thikë në afërsi të zonës së quajtur Trekëndëshi në Korçë, ku mbeti e lënduar Manderina Çela.
Autori i ngjarjes, Ilir Çami dhe e plagosura Manderina Çela kanë qenë në një marrëdhënie së bashku. Aktualisht janë të ndarë dhe Çami rezulton në një martesë me një partnere tjetër.
Lexo edhe :
Related Posts
E plagosura Çela është dërguar në spital dhe fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa Ilir Çami ka përfunduar në pranga.
Policia ka konfirmuar përmes një njoftimi zyrtar se Çami është arrestuar edhe më parë për përndjekje të Manderina Çelës.
“Rreth orës 10:00, në lagjen nr. 4, shtetasi I. Ç., 41 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës thikë shtetasen M. Ç., e cila u dërgua për mjekim, në spital, dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Autori i dyshuar, shtetasi I. Ç.(i arrestuar dhe më parë për përndjekje të kësaj shtetaseje), është kapur nga shërbimet e Policisë dhe është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.