I kërkuar në Gjermani, shqiptari kapet në Itali sa zbret nga Rinasi

2 hours ago 21

Policia e Veronës në Itali arrestoi një 31-vjeçar shqiptar të kërkuar në Gjermani për vjedhje banesash, i identifikuar në kontrollin e pasaportave në aeroportin Valerio Catullo.

Pas uljes në Verona me një fluturim nga Tirana, shqiptari është paraqitur në kontrollin e pasaportave. Nga kontrolli i dokumenteve i kryer nga policët e shërbimit në aeroportin “Valerio Catullo”, ndaj 31-vjeçarit rezultonte i lëshuar një urdhër-arrest europian për qëllime ekstradimi nga autoritetet gjermane.

Pasi u shoqërua në polici, oficerët e hetuan më tej. 31-vjeçari në fakt ishte në kërkim nga autoritetet e Hamburgut pasi dyshohej se ishte pjesë e një grupi të huaj kriminal të specializuar në vjedhjet e banesave.

Shqiptari u arrestua nga oficerët e Policisë Kufitare dhe tani ndodhet në burgun e Veronës , në dispozicion të Autoritetit Gjyqësor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article